Loja e Bariçit: Thërret Kapllanin, largon Bylykbashin
Rikthimet e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana dhe sulmuesit të Karlsruhes, Edmond Kapllani si dhe mosthirrjet e sulmuesit të Krivbasit, Dorian Bylykbashit dhe mbrojtësit të Tirans, Erjon Xhafës, përbëjnë edhe surprizat e pakta të listës prej 21-lojtarësh të thirrur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses sonë, kundër Bjellorusisë (17 nëntor) dhe Rumanisë (21 nëntor).
Trajneri kroat ka rithirur sërish edhe mesfushorin sulmues të Partizanit, Elis Bakaj si dhe kapitenin e Besës, mbrojtësin e ri dhe me perspektivë, Andi Lilën. Në listë mungon edhe Devi Muka, por ky i fundit është i dëmtuar.
Trajneri kuqezi Oto Bariç do të mbërrijë në Tiranë të dielën, ndërkohë që grumbullimi i kombëtares për anti-Bjellorusinë do të nisë të hënën në Durrës. Lojtarët do të paraqiten në orën 13:00 në hotel "Adriatik", ku më pas në orën 15:00 është parashikuar një seancë e lehtë stërvitore në fushën sportive të Shijakut.
Pas fillimit të përgatitjeve, të martën Bariçi do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp.Dy ndeshjet me fundit të Kombëtares sonë, ajo me Slloveninë në Celje dhe Bullgarinë në Tiranë, përfunduan në barazim përkatësisht 0-0 dhe 1-1.
Ndeshja kundër Bjellorusisë do të zhvillohet pa shikues, ndëkohë që dhe vetë Bariç do të jetë në tribunë, pasi është pezulluar nga UEFA. Shqipëria dhe Sllovenia, që luftojnë për një vend në vazon e katërt kanë nga 11 pikë, por kuqezintë kanë një ndeshje më shumë.
Lista
Portierë
1. Arjan Beqaj, Enorthosis Famagusta
2. Isli Hidi, FC Kryvbas
3. Ilion Lika, Elbasani
Mbrojtësa
4. Debatik Curri, FC Vorskla Potlava
5. Armend Dallku, FC Vorskla Potlava
6. Nevil Dede, FK Tirana
7. Kristi Vangjeli, Aris Selanik
8. Blerim Rustemaj, FC Horsens
9. Andi Lila, FK Besa
Mesfushorë
10. Altin Lala, Hanover 96
11. Ervin Bulku, FC Kryvbas
12. Lorik Cana, O. Marsejë
13. Altin Haxhi, Ergotelis FC
14. Klodian Duro, FK Tirana
15. Ervin Skela, Energie Cottbus
16. Elis Bakaj, FK Partizani
17. Jahmir Hyka, FK Tirana
Sulmues
18. Alban Bushi, Apolon Kalamaria
19. Edmond Kapllani, FC Karlsruhe
20. Hamdi Salihi, SV Ried
21. Erjon Bogdani, Livorno