Joined
·
3,943 Posts
UEFA pezullon Shqipërinë, Kosova në monitorim
Qeveria e futbollit Europian, UEFA pezulloi Shqipërinë për shkak të ndërhyrjeve politike të shtetit shqiptar në autonominë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në komunikatën e FIFA-s, thuhej se administrata e FIFA-s do të ndjekë nga afër zhvillimet diplomatike në lidhje me një aderim të mundshëm të Kosovës.
AUDITIMI
Pas këmbënguljes së përsëritur të Ministrisë së Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve për të kryer auditimin në institucionin më të lartë të futbollit shqiptar, kontroll që u kundërshtua më forcë nga FIFA dhe UEFA.
KUNDËRSHTIMI
Ministri i Sporteve, Ylli Pango firmosi pak kohë më parë statutin e FSHF-së, por duke bërë disa ndryshime të cilat u konsideruan të pa pranueshme nga FIFA dhe UEFA. Marrëveshja e shumëkërkuar nga këto dy organizma midis qeverisë shqiptare dhe FSHF nuk u arrit asnjëherë, pasi ministria e Sporteve nuk ka pranuar të njohë pavarësinë e FSHF-së.
HERA E DYTE
Kjo është hera e dytë brenda 15 viteve që Federata Shqiptare e Futbollit pezullohet nga aktivitet ndërkombëtare. Pas këtij vendimi nëse qeveria shqiptare nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj, atëherë Shqipëria nuk do të luajë asnjë ndeshje ndërkombëtare.
NDESHJE NDERKOMBETARE
Shqipëria ndodhet në grupin 1 eliminator të Kampionatin Botëror “Afrika 2010”, së bashku edhe me Suedinë, Portugalinë, Danimarkën, Hungarinë e Maltën. Edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë asnjë mundësi të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare si Liga e Kampioneve, Kupa UEFA apo Kupa Intertoto.
SPANJA
Ndërkohë, përsa i përket Spanjës, sipas asaj që shkruhet në komunikatën e shtypit, FIFA vendosi të monitorjë situatën, duke i lënë një afat tetë mujor. Situata në Turqi do të vazhdojë të monitorohet, ndërkohë që pezullime mund të pësojnë Magadaskari, Kuvajti dhe Dominika, në rast se ato nuk ndryshojnë qëndrim.