torcida said:
Well did you guys know that our own Ardian Kozniku is from Kosova (he featured in a few Croatia NT games and scored a few goals). Probably the best ever Kosova player (IMHO).
PS...so great having a peaceful thread.
Yeah man, he was great! theres a great piece of text about him here:
Bisedë me futbollistin e mirënjohur Ardian KOZNIKU
“Prore e kam konfirmuar
se jam ky që jam, pra një
shqiptar nga Kosova”
Ardian Kozniku është një prej futbollistëve më të njohur shqiptar dhe më të realizuar profesionalisht i të gjitha kohërave. Një futbollist me një talent të jashtëzakonshëm, Ardiani është sportisti shqiptar i cili na mori me vete nëpër shumë kampionate evropiane dhe botërore si dhe nëpër shumë garime të UEFA-s dhe FIFA-s, duke na bërë fans të tij të flaktë, dhe duke na bërë që, edhe në kohërat më të këqija që i kishim përjetuar gjatë dhjetvjetëshit të fundit të shekullit të shkuar, ta ndiejmë veten mirë dhe të lumtur se jemi shqiptarë. Ardianin, këtyre ditëve të fillimit të vitit 2002 e takuam disa herë dhe këtë bisedë për “Interesin NACIONAL” e zhvilluam pjesërisht në banesën e tij e pjesërisht në një nga lokalet e njohura të sheshit “Ban Jellaçiq”, në kryeqytetin e Kroacisë ky aktualisht luan futbollisti shqiptar me nam evropian
Dëshira që ta vesh fanellën e kombëtares sonë
I martuar me Almirën, me të cilën ka dy vajza, Teutën dhe Dianën, Ardian Kozniku vazhdon të shkëlqej si një prej yjeve më të mëdha të sportit shqiptar. Futbollisti shqiptar, domosdo, me karrierën më të lakmueshme prej të gjithë futbollistëve shqiptarë dhe në krye të indeksit të emrave të të shquarve në historinë e futbollit tonë.
“Të luaj futboll kam filluar si fëmijë. Fundja, kështu ia fillojnë të gjithë”, thotë Ardiani, i cili shton se talentin për sportin e në veçanti për futbollin e ka trashëguar nga babai i tij, “i cili, mbaj mend se që atëherë kishte prognozuar se do të bëhem futbollist me cilësi dhe i lartësive të mëdha”, të jem më i miri në mesin ku gjindem, pastaj puna e madhe dhe talenti i trashëguar nga baba im”, evokon sot Ardiani profecinë ekzate të t’et.
Dhe, në këtë rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm, përplot sfida profesionale dhe jetësore, hap pas hapi Ardiani ia del që t’i realizojë shumësinë e objektivave të tij, dhe, sikundër e tham, të ngritet në majat më të larta të futbollit dhe të sportit tonë, si një prej emrave më të pakontestueshëm sot. Por, siç e shpreh me psherëtimë, sa herë që hapet kjo temë, Ardianit i ka mbetur “eshkë në zemër” se megjithatë dëshira kryesore e tij e cila i mbeti e parealizuar sa i përket futbollit, ishte ajo që gjatë karrierës së tij të qenit futbollist aktiv nuk e veshi fanelën e kombëtares së shtetit të tij, siç shprehet, Kosovës.
Por, edhe përkundër kësaj, s’do mend se shqiptarët, kudo që janë, kanë simpatizuar dhe e kanë përkrahur punën e tij, edhe artin e tij, futbollin dhe kanë simpatizuar me gjithë zemër për të, janë gëzuar dhe zhgënjyer tok me të, si për një idhull të njëmendtë sporti. Kështu ishte edhe gjatë kampionatit të
fundit botërort në futboll, në të cilën ylli i futbollit shqiptar po i mbronte ngjyrat e kombëtares së Kroacisë mike.
...
Ardian Kozniku ka filluar të luajë futboll që nga mosha 12 vjeçare. Trajneri tij i parë ishte Xhafer Halil Osmani ose Xhafa i Madh, siç e quan Ardiani edhe sot.
Deri më sot Ardian Kozniku ka luajtur në këto klube: “Vllaznimi”, “Gjakova”, “Prishtina” (Kosovë), “Hajduku”, “Dinamo” (Kroaci), “Cannes”, “Le Havre”, “Bastia” (Francë), “Apoel” (Qipro), “Kerten” (Austri).
Ka shënuar: 27 gola për “Prishtinën”, 44 gola për “Hajdukun” e Splitit (në vitin 1991 ishte golashënuesi më i mirë i ligës kroate), 39 gola për klubet franceze, 8 gola për “Dinamon” e Zagrebit, 5 gola për
reprezentacionin e Kroacisë, etj.
roud: