Xtratime Community banner

1 - 3 of 3 Posts

·
Registered
Joined
·
84 Posts
Discussion Starter #1
Greetings,

I am making a website about ultras groups, hooligan firms, and barra bravas from around the world. If you'd like your group to be included please fill out the information below.

Thank you.
[email protected]

Emri i grupit:
website/faqja e internetit: http://www./
Viti i formimit:
Politika: Right-wing/Left-wing/Apolitical (Please answer in Albanian)
Aleancë me/Mardhënie të mira me:
Rivalët:
Zona: Veri/Jug/Lindje/Perëndim

*Special thanks to Benny :thumbsup:
 

·
Registered
Joined
·
4,323 Posts
Ej, a ka dikush informacione per tifo grupet ne Shqiperi?, se edhe mua me intereson kjo, se nuk kam informata per kete. E di se nuk jan shume te organizum, po kam ndegju disa emra te grupeve, nese munded dikush me dhane ndonje informate, edhe nese eshte vetem emri i grupit dhe per cilen tim jane, ju falemnderit.
 

·
Registered
Joined
·
1,195 Posts
This is Very old pics but I dont have new ones this is from the crisis in Albania 1997 in Loro Borici of Shkoder :S
http://www.fcvllaznia.com/vllaznia/ultra/images/vllaznia_tifozat%20(51).jpg8/IMG]


Group:
''Ultrasit Vllaznia''

And the leader is Astrit Rrahmani,but everyone calls him Tuti.Its the one with the open arms up on the picture.You can see him on this picture too (the one with the big red-blu heat :D :
[IMG]http://www.fcvllaznia.com/vllaznia/ultra/images/vllaznia_tifozat%20(62).jpg

Here some history from how he started :

Ai krijoi shoqatën e tifozëve. Shikon vetëm 20 minuta lojë, pjesën tjetër entuziazmon të tjerët

Pas ekipit me bori në dorë

Astrit Ramani, tifozi i zjarrtë i Vllaznisë

SHKODER - Eshtë i dashuruar marrëzisht pas skuadrës së futbollit të Vllaznisë. Me një bori të vogël, të cilën e mban në dorë për të ndezur shpirtrat e tifozëve gjatë ndeshjeve, ndjek në çdo cep të Shqipërisë skuadrën e tij të zemrës.

Quhet Astrit Ramani. 39-vjeçari mbahet si shpirti i tifozërisë shkodrane. Ai tashmë është bërë një person publik në Shkodër (të gjithë e njohin për tifozërinë e tij ndaj ekipit të Vllaznisë) dhe kjo i jep kënaqësi pasi çdo gjë e bën nga pasioni. Pasioni i tij për Vllazninë ka nisur në vitin 1983, kur kjo skuadër ka fituar titullin kampion në Berat. Ajo ditë ka qenë dita më e lumtur e tij.Në çdo ndeshje të ekipit të tij, Astrit Ramani do të veshë kostumin e tij të veçantë dhe që e bën të njohur për të gjithë: bluzë, pantollona dhe kapele ngjyrë blu dhe kuq ashtu si kostumi i Vllaznisë. Megjithëse nuk i ndahet skuadrës, Ramani shi-kon vetëm pak minuta nga ndeshjet e saj me ekipet e tjera të futbollit, kushdo qofshin ata. Gjatë gjithë kohës ai merret me organizimin e tifozëve. "Të them të vërtetën nga 90 minuta lojë, unë nuk shoh as 20 minuta, pasi qëndroj me fytyrë nga spektatorët dhe organizoj tifozët. Shenjat e mia deshifrohen menjëherë prej tyre, pasi tashmë i kanë mësuar", tregon ai. 39-vjeçari ka krijuar shoqatën e tifozëve të ekipit të futbollit Vllaznia në vitin 1995, fillimisht me 50 veta, ndërkohë që numri i tyre është shtuar gradualisht. Përkrahjen për skuadrën e zemrës tifozët e bëjnë vullnetarisht. Ata e ndjekin pas atë në çdo cep të vendit, flejnë natën nëpër makina, përplasen me policë dhe pavarësisht indiferencës së drejtuesve të skuadrës, ata prapë nuk tërhiqen. Ky grup njerëzish është zemra e skuadrës shkodrane. Pak ditë më parë trajneri i Kombëtares, Brigel u shpreh se Shkodra është qyteti që ka tifozërinë më të zjarrtë në vend. Ndërkohë, organizatori numër një i kësaj tifozerie, Astrit Ramani shpreh shqetësimin se nëse drejtuesit e klubit të Vllaznisë do të vazhdojnë të jenë indiferentë, kjo mund të pasojë me lar-gimin e tifozëve. Kurrsesi ai nuk e do këtë gjë, pasi tifozerinë ndaj skuadrës shkodrane ia ka ushqyer edhe gruas e cila di saktë gjithë datat e ndeshjeve të kësaj skuadre dhe dy fëmijëve të tij, vajzës 11 vjeçe e djalit 8-vjeç.
 
1 - 3 of 3 Posts
Top