Problemet e Futbollit Shqiptar - Xtratime Community
 
LinkBack Thread Tools Rate Thread Display Modes
post #1 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 01:44 Thread Starter
Legend
 
Minotti's Avatar
 
Join Date: 08 2002
Location: Malmö,Sweden
Teams: Albania NT, Parma
Posts: 15,670
Problemet e Futbollit Shqiptar

Sot jam shum nerrvoz. Para 10 vjete turqia nuk ishte ma e mir se sa shqiperia dhe nuk tregun sen qe ka mu ndryshu situata e tyre sic qe nuk ndryshoj per ne. Po qe tash, mas 10 vjete te qimt ne byth jan tu shku larg ne kampionatin evropian. A ne, ende metum ne njejtin nivel. Tu majt shpresa se po ndodh najfar ndryshimi pozitiv. Far gje tragjike kur shkrujm lajme per lojtar shum te dopt, ajo po tregon shum se ku jemi dhe ku do qem edhe 5-10 vjete. I VETMI lojtar qe ka pak fam eshte Cana, e kqyre keta turqit e tjeret. Edhe ligën e kemi katastrof dhe kurfar tendense spo tregojn per permitsim. Qysh kari mundet me shku 10 vjete ne nje vend e pa as nje ndryshim???

e maj mend kur turqia dhe ekipet turq nuk jan kan per ti njofur. Po tash.... Qka don me than korrupcioni, maltretimi etj. Qysh nuk i vjen inati FSHFs qe mas 10 vjete hale ne njejtin pozit (bile po me doket ma dopt jemi tash).

I don't have a sig.
Minotti is offline  
Sponsored Links
Advertisement
 
post #2 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 08:52
Legend
 
Albion's Avatar
 
Join Date: 06 2004
Teams: AC Milan
Posts: 10,562
Quote:
Originally Posted by Valdrin View Post
Sot jam shum nerrvoz. Para 10 vjete turqia nuk ishte ma e mir se sa shqiperia dhe nuk tregun sen qe ka mu ndryshu situata e tyre sic qe nuk ndryshoj per ne. Po qe tash, mas 10 vjete te qimt ne byth jan tu shku larg ne kampionatin evropian. A ne, ende metum ne njejtin nivel. Tu majt shpresa se po ndodh najfar ndryshimi pozitiv. Far gje tragjike kur shkrujm lajme per lojtar shum te dopt, ajo po tregon shum se ku jemi dhe ku do qem edhe 5-10 vjete. I VETMI lojtar qe ka pak fam eshte Cana, e kqyre keta turqit e tjeret. Edhe ligėn e kemi katastrof dhe kurfar tendense spo tregojn per permitsim. Qysh kari mundet me shku 10 vjete ne nje vend e pa as nje ndryshim???

e maj mend kur turqia dhe ekipet turq nuk jan kan per ti njofur. Po tash.... Qka don me than korrupcioni, maltretimi etj. Qysh nuk i vjen inati FSHFs qe mas 10 vjete hale ne njejtin pozit (bile po me doket ma dopt jemi tash).


Une e lidhi krejt kete pune me Nacionalizem !

Ka shume njerz si ne Kosove e shume-shume tjer ne Shqiperi qe nese ju flet per rendsin e nacionalizmit ta kthejn pergjigjen me nifar mnyre ironike tu mundu me tregu qe sot osht koha e demokracis, hapjes kufive te Evropes, tolerances, mirekuptimit bla bla. Krejt ne rregull, edhe un jom pro-tolerances, paqes, demokracis, por shqiptart e shkret nuk i kuptojn hilet e thjeshta.

Nacionalizimi osht atdhedashuri, osht ni ndjenj qe shendrrohet en perkushtim, insistim t'pa kompromis per mi qu vendin ton perpara... osht ni 'inat' en kuptim pozitiv, deshire per mi pa atdheun para vendeve tjera.
Kjo osht vlere e madhe per ni Federate futbolli.

Paramendoni FSHF me disa nacionalista t'mdhaj qysh kish vepru:
- tu i shtrengu rregullat, tu i fuqizu ligjet per rregullimin e liges Shqiptare
- tu hap zyrat per talenta, tu e rrit numrin e skautave e menaxhereve per me bo marrveshje me talentat tone qe mi kthy kah Kombtarja, qofte edhe presion me bo te disa, pse jo ? Atyre lojtarve qe na refuzojn, t'ju ngriten akuza, t'shkruan negativisht per ta qdo gazet e mundshme, t'ngjallet urrejtje per ata lojtar... t'ju terheket nenshtetsia... le t'behet qdo gje e mundshme qe me ja mvesh masken e tradhtarit, ashtu qe ne t'ardhmen lojtart tjere le t'na ken edhe friken n'rast se tentojn me ra refuzu.
- tu pas kontakte me udheheqst e tifozve, ju degjon kerkesat, bashkpunon gjithmon me qellim qe t'ngritet motivi per ndeshjen e rradhes. Ndihmon ne organizimin e tifoznis
- nuk bojn kurrfar kompromisi per shitblerje t'ndeshjeve, e konsiderojn qdo kundershtar si 'armik' gjat 90 minutave te ndeshjes edhe e gjejn qdo mnyre t'mundshme per inpsirim e ngritje te moralit te lojtart

Por fatkeqsisht te na osht puna ndryshe:
- klubet menzi presin me pas naj ofert per naj lojtar t'cilin ma vone e shesin per qmim shume me te ult se sa vlera qe ka lojtari. Ato pare gjysa hijn ne gjep direkt te drejtorit klubit.
N'ket rast na jemi si magjupt, se vjen dikush qe me pak pare po t'merr talenta, e ma vone perfiton tu i shit me qmim shume ma t'madh.
- FSHF-ja nuk qan kryt me hup edhe prej ni Maqedonie perderi sa dikush brenda FSHF-s mendjen e ka te ryshfeti, bastoret e ni milion dallavere tjera qe mund t'perfitohen nga ni kurdisje e ndeshjes
- ka klane brenda FSHF, ka njerz profitera qe aty jon vetem per qellime personale edhe absulutisht nuk e din randsin e atyne pikave qe i permena ma nalt !

Nuk osht qe vendet tjera nuk ksi njerz me moral t'ult, njerz qe si ti qel syt ne mengjes mendon qysh me perfitu, njerz t'flliqt shpirtnisht qe i shtijn hunt gjethku... prishin pune, perfitojn edhe ne fund kur largohen nuk e qajn kryt per krejt ate dem qe e kan kriju. Ka ksi njerz gjethku, po t'pakten vendet tjera po dijn mi balancu pak situaten, hajnat po perfitojn... po n'anen tjeter spo kursehen tu investu per zhvillimin e futbollit, e ta na gabelski sistem... Boneni ni prove te vogel: shko me ni geto t'magjupve edhe mledhi disa magjup, shtini mi bo ni gare te vogel qe fitusi mi marr 100 euro. Ata kan mu myt nermjet veti, veshin ja kafshojn njoni-tjetrit per me mrri i pari. E qat moment qe fitusit ja jep 100shen, tjert kan mu munu me ja marr at pare me gjet dore komplet, kan mu shku nermjet veti.

T'flliqt se t'flliqt

Kqyrni ni Dinamo Zagreb, shkon shet 3 lojtar ne vlere prej rreth 35 milion euro brenda 2 sezonave. Pse ni Tirane, Partizan, Vllazni... mos me mujt t'pakten 5 milion euro me bo shitje gjat 1 sezone ? Kjo sepse qaq osht ambicia, aq jon objektivat qe ata i caktojn, ngopen me pak !

A osht turp ni Gilman Lika mu shit psh 100 mij euro ? T'njejtin talent ne Kroaci apo naj vend tjeter nuk mundesh me marr kurqysh perfuni gjys milion euro.

Nonen ja kajsha bre... qysh spo kena njerz me mendu qe ni ftyre e kena, ni zemer, ni shpirt, ni jete kena me jetu, a ka najkush moral n'at mut federat me thon: Une po du me ndryshu dishka, une po du me bo ni pune t'madhe qe ta boj krejt popullin tem Krenar !
A duhet gjethqysh: une e boj ket pune, popullin e mashtroj me 2 artikuj ne gazete, paret m'shkojn ne konto, edhe nese ka naj akuze e zgjedhi leht... hin fell fell fell me kriju masken per dallaveren qe e bon, dmth mendje e mrapsht, mendje qe prej fillimit osht gabim !

Hejjj himnin more me degju edhe me ju permbajt pak tekstit t'shtin me mendu qe e kena obligim me bo dishka pozitive per ket vend, nuk osht gjithmon ****ing paraja qe duhet me na dal perpara.


Osht kohe e keqe vllazen, shume kohe e keqe... jon njerz e lige, mafia, klanet qe po na udheheqin.
Njerz me moral, me karakter, me zemer e shpirt t'mire per qudi jon distancu edhe jon tu mundu me jetu ni jete ma t'qete familjare se vet vlerat e tyne njerzore nuk i lejojn me hi n'rreth t'atyne semi-devilave qe i kan kap krejt institucionet.
Albion is offline  
post #3 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 08:58
Legend
 
Albion's Avatar
 
Join Date: 06 2004
Teams: AC Milan
Posts: 10,562
Problemet e Futbollit Shqiptar

Kete teme e hapa tu e pas paraysh dy shkrimet e fundit ne temen Transferet, njeri i Valdrinit edhe pergjigja ime per shkrimin e tij.
Per t'mos ngatrru temat ateher e hapa ni te re edhe i barta shkrimet.

Last edited by Albion; June 21st, 2008 at 09:25.
Albion is offline  
 
post #4 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 10:07
Legend
 
Shemyy's Avatar
 
Join Date: 08 2006
Location: U.S.
Teams: Whoever is winning
Posts: 10,563
As valdrin said our domestic league is horrible, we wont progress without the league improving...we have around 6/7 players in the superliga (that have had recent activity on the NT) majority of them 26+ and past their prime, and what about the other players not in the superliga, they move to mid table Ukrainian teams, to teams in the Cyprus league :rollani:..I see this as our main problem i look @ teams like Turkey and Russia who have been real impressive this Euro, you look @ their players and nearly all of them are currently playing in their countries league

Instead of FSHF working on new ways in building a better league they spend their time stealing, fixing games, working on ways in backstabbing each other



srry for not typing in shqip, if i started typing dibrance u guys would all have a good laugh

Last edited by Shemyy; June 21st, 2008 at 10:16.
Shemyy is offline  
post #5 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 10:22
Rising Star
 
Black-Eagle's Avatar
 
Join Date: 03 2005
Location: Brussels
Teams: Albania NT, RSC Anderlecht, AC Milan
Posts: 997
Ca gjera duhet ti kemi te qarta. Ja po e bejme nje krahasim midis dy vendeve :

1. Popullsia dhe fuqia ekonomike e shtetit.
->Turqia eshte shtet me 70 milion banore. Diasporen e ka te gjere sa qe vetem ne Gjermani jetojn afro 2 milion banore, pra sa krejt Kosova.
-> Po ti bashkojm te gjitha trojet Shqiptare, numerojn 7 milion banore.
Megjithese ky kriter eshte i rendesishem, nuk eshte percaktues. Kina p.sh numeron 1 miliard banore por nuk ja ka as idene futbollit, nderkohe qe ne Holande kemi vetem 16 milion banore por zhvillohet nje futboll klasi.
-> Turqia eshte padyshim ne te gjitha aspektet e zhvilluar, dhe posedon nje ekonomi qe lulezon çdo vite e me teper. Renditet e dyta, pas Kines, per rritjet vjetore. Per Shqiperine, dhe trojet Shqiptare ne pergjithesi, nuk flas fare, pasi e dini vete se qysh eshte situata.

2. Atdhedashuria, nacionalizmi.
Ketu po i bashkohem mendimit te Albit.
-> E para, Shqiptaret jashte Shqiperise administrative, e kane shume te veshtire te luajne per Shqiperine per shkak se nuk kane pasaporta, dhe drejtuesit e FSHF-se bashke me shtetin, po zvariten shume per te ju dhene dokumentacionin.
-> Se dyti, disa nga keta lojtar nuk duan te luajn per Shqiperine, per shkak te ndarjes qe egzsiton midis popullit tone. Nderkohe qe tani kemi dhe nje plejade lojtaresh qe jane lindur e rritur ne Shqiperi qe nuk duan te luajn per kuqezinjte si p.sh Gercaliu, Gjasula, Ninis, Kone, Dhimutzos, Kondis, ... dhe FSHF nuk ben asgje per te ndaluar kete prirje.
-> Turqit japin 200 % te fuqise se tyre kur luajne per flamurin e tyre. E kane treguar ne kete Europian duke shfaqur nje force mentaliteti te papare, duke permbyesur vazhdimisht rezultatet ne minutat e fundit. Per me teper, eshte shume e ralle qe nje Turk te refuzoje te mbroje ngjyrat e atdheut.
-> Nderkohe qe lojtaret tane kur veshin fanelen kuqezi tallen ne fushe, dhe japin vetem 50 % te mundesive te tyre, duke u sillur kot ne fushe. Nuk implikohen per shkak se kane frike mos te demtohen, dhe nuk ju rruhet fare per flamurin qe e kane te qendisur ne triko.

3. Federatat.
-> Federata Turke ka hapur qe ne fillim te viteve 80-ta zyra talentesh neper Europes. Ka me shume se nje dekade qe perfituar nga frytet e saj. Tani ne perfaqesuesen aktivizohen lojtar si Mevult Erding (i lindur ne France), Hamit dhe Halil Altinitop, Hakan Balta, Ylidiray Basturk (te lindur ne Gjermani) ...
-> Shqiperia u perpoq te hape zyra qe u shfaqen fantome. Ne Greqi, e udheheqte Vasil Rusi qe nuk propozoi asnje lojtar, pavaresisht se merrte dhe merr akoma rroge mujore. Ne Gjermani, e drejtonte nje gastronom me emrin Xhelil Musa qe as nuk ja dinte idene futbollit. Ne perfaqesuese, cili lojtar eshte rekrutuar nga keto zyra ?

3. Kampionatet.
-> Kampionati Turq ka qene katastrofe dhe niveli i tij ka qene i barabarte me ate te Shqiperise. Por ca ben Turqit? Filluan te investojn me milliona duke sjellur trajnera dhe lojtare te famshem per te ngritur nivelin e kampionatit. Gjate viteve 80-ta vajten ne Turqi lojtar si Dean Saunders, Jean Marie Pffaf, Toni Schumacher, Les Ferdinand, ... dhe 90-ta si Gheorge Hagi, Frank De Boer, Claudio Taffarel, Augustin Okocha, ... per te perfunduar ne vitet 2000 me Mario Jardel, John Carew, Ariel Ortega, Alex ...
-> Superliga Shqiptare ka qene dhe ngelet medioker. Eshte mbushur me lojtar te huaj qe nuk kane asnje vlere dhe qe nuk i japin asgje me shume Superliges. Merren lojtar nga ligat regionale Brazilian dhe kthehen ne yje ne Shqiperi ... Madje, keto po e demtojn me shume nivelin e Superliges, duke bllokuar te rrinj Shqiptar, qe per hir te se vertetes, jane edhe me cilesor!

4. Kushtet
-> Turqia posedon stadiume me nje infrastruktur tejet moderne. Madje para ca vites, u zhvillua edhe finala e Liges se Kampioneve ne Stamboll (Liverpool-Milano).
-> Nderkohe qe ne Shqiperi nuk kemi asnje stadium qe permbush kushtet e UEFA-se. Kemi Qemal Stafen e baltosur me nje infrastruktur sovietike.

5. Investimi tek te rrinjet
-> Turqia posedon qendra stervitore qe mund te ja kene zili edhe ca shtete pernedimore. Qendra stervitore per te rrinjet e Galatasaray, te lene p.sh goje hapur. Klubet bashke me Federaten ju kane dhene shume rendesi moshave te reja. Dhe tani Turqia mund te formoje lojtar si Emre Belezoglu, Turan Arda, Nihat Kahveci, ...
-> Kushtet e klubes se Superliges jane mediokre. Moshave te reja nuk ju jepet fare rendesi. Madje, per te ilustruar kete fakt, marr shembullin e Jahmir Hykes qe ishte i paperfillur ne Shqiperi, por zgjoi vemendjen e Rozenborgut !!! Padyshim qe kemi talenta ne Shqiperi, por duhet te investohet per ta !!! Madje, para ca ditesh lexova ke Soprt Ekspres, se nje lojtar i kategorise se dyte me Pogradecin, Xhynjet Cutra, ishte fare prane firmosjes me Domzalen. Pra, do kaloje nga liga e dyte Shqiptare tek kampionet e Sllovenise, te cilet eleminuan Tirane ne Champion's para dy vjetesh. Pra, ne rastin konkret, ku ishin rekrutuesit e Tiranes, Partizanit apo Dinamos ? Dhe jam i bindur se ka dhe lojtar tjere ne ligen e dyte Shqiptare qe meritojn me shume por ...

Keto ishin pikat me te rendesishme qe shoh une per te shpjeguar gropen qe u be midis Turqise dhe Shqiperise gjate 2 dekadeve te fundit.
Black-Eagle is offline  
post #6 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 11:27
Star Player
 
Drenica's Avatar
 
Join Date: 09 2004
Location: Sweden-Gothenburg
Teams: SHQIPERI!
Posts: 3,943
S'kam qaq shume ti shtoj ketij shkrimi. Mendoj qe i ke permbledh shume nga te keqijat, me gjithe se ka edhe shume e shume te tjera qe vlen te permend. Por me hy thelle ne ato, s'besoj qe mjafton me nje faqe por duhet mbushur e tere XT-ja.

Kjo krejt ka te beje me mentalitetin e popullit. Me seriozitetin, me vleresimin maksimal te vetes e te qenurit shqiptar. Me disiplinen ditore, me etiken morale.

Besoj qe shumica ketu e dijme se prej qfare vuajme. Megjithe se nuk duhet ti mohojme njerezit e mire dhe te ndershem shqiptar, qe fatkeqesisht nuk guxojne me dal ne drite tuj e pa qe nuk ka mbeshtetje askund. Na gjithmone i nenvleresojme njerzit qe e kan dijen dhe veprojn mire, gjelozojm ne ta dhe kena qejf me i pa sa ma keq. Ne vend se me mendu me arrit me shume se aj dhe mu krenu se ku ka arrit.

Nė shoqerine ton kemi njerez shume te ulte. Keta njerez kudo qe kan emigruar neper shtetet e tjera te Evropes/Botes na kan lan nje hije te keqe. Kjo eshte nje realitet i hidhur.

Me falni qe pak kum dal jashte temes, por besoj se personaliteti i shqiptareve ndikon shume ne ket aspekt, dhe ne te gjitha aspektet e shoqerise ne pergjithsi.

Kqyri ekipet "profesioniste" te Superliges shqiptare. Ketu ne Suedi ne ligen e 5-te me humb 1 stervitje nuk luan ne ndeshjen e ardshem. Ndersa ne Shqiperi, ti ha fara te shpija, shko shetitu neper Itali, Greqi e.tj dhe kthehu ne diten e ndeshjes. Dhe tani thuaji vetes "profesionist"

Shiko tash pergatitjet per kupat e Evropes. Gati ne te gjitha rastet kryhen pergaditjet me vonese, nese eventualisht i kryejne pergaditjet ato i bajn ne vende si Ulqin e.tj ne fusha katastrofale!

"Pas Belishės, Xhihanit, Lilės dhe Ishakės, dje ėshtė konfirmuar edhe largimi i Artim Shaqirit drejt kampionatin azerbajxhanas."

Qe 5 lojtaret kryesore te Beses nuk do te luajn. Ishaka ka humbur dikun, Lila eshte ne PUSHIME ne Itali, Shaqiri ne Azerbajxhan? e tani keshum me Qipron. E qysh mund te synojme rezulltatet te mira ne Evrope keshtu?

Paramendoje nje ekip me histori si Partizani apo Vllaznia me i kry pergaditjet ne Ulqin. A thu a kan shkuar atje per me ushtru, a per mu la e mu knaq? Normal qe keshin malazezet me neve. Shiko Buducnostin qe shkon deri ne Antalya me i kry pergaditjet.

Tani vjet kur kesh ne Malin e Zi pash ca e ca kerre me regjistrim te Shqiperise, edhe me te vertet u habita shume. Po pse gjithe keta te Shqiperise ne Mal te Zi kur e kan gjithe at bregdet prej arit ne Durres, Sarande, Vlore e.tj.

E tash, po hijme ne faqet e gazetave tona. Si Balkanweb apo Panorama, si hijme fillimisht vjen nje reklam per pushime ne Turqi?! Pse jo nje reklam per Shqiperine e bukur dhe mahnitese! per te gjithe ata mergimtaret qe e lexojn faqen me mire ish kan nje udhezim per Shqiperine. Ku ke pa ti turqit, malazezet, maqedont, greket apo shkijet tuj ba reklam per Shqiperine?

E tash ne vend se ne te synojme ta ngrisin turizmin ne Shqiperi, bejme reklama per shtetet e tjera per perfitimin individual dhe shkojme ne Bullgari, Turqi, Mal te Zi, Greqi... ne vend te shfryzimit te papare te Shqiperise! E kur ne nuk e duam vendin ton, si ta dojne te tjeret?
Drenica is offline  
post #7 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 11:30
Star Player
 
Drenica's Avatar
 
Join Date: 09 2004
Location: Sweden-Gothenburg
Teams: SHQIPERI!
Posts: 3,943
Sigurisht dola kogja jashte temes. Por besoj qe ate qe thash e ka vet ndikim e futbollit. Se pa permiresim te dukshem te popullit dhe infrastruktures ne pergjithsi, futbolli kurre nuk do te perparoje.
Drenica is offline  
post #8 of 10 (permalink) Old June 21st, 2008, 12:00
Rising Star
 
Black-Eagle's Avatar
 
Join Date: 03 2005
Location: Brussels
Teams: Albania NT, RSC Anderlecht, AC Milan
Posts: 997
Eh mor Drenice, ti ke pare makina me targa te Shqiperise ne Mal te Zi, qe deri diku mund te ju "falet".

Po ca te bejme qe Struga mbushet gjate pushimeve verore me makina me targa nga Shqiperia ! Ikin nga bregdeti, qe Zoti e ka fal bukuri, per te kaluar pushime me nje liqen artificial ... Madje, vitin e kaluar pashe edhe skuadren e SK Tiranes ne Struge. Benin stervitje ne fushen e Karaormanit qe aktivizohet diku ne ligen e dyte apo te trete Maqedonase. Siç the dhe vete, me teper kane vajtur aty per "turizem", se per kushte stervitore te mira as qe behet fjale ne Struge ... !

Siç e rezumoj mire Drenica, vuajm nga nje problem i MENTALITETI !!! Nese vazhdojm keshtu, kurre nuk do ecim perpara, qofte ne futboll, apo ne fushat tjera ! Fakti qe renditemi nga fundi ne te gjitha diciplinat (sport, ekonomi, arsim, ...) eshte mjaft domethenes !
Black-Eagle is offline  
post #9 of 10 (permalink) Old June 25th, 2008, 14:54
Legend
 
Albion's Avatar
 
Join Date: 06 2004
Teams: AC Milan
Posts: 10,562
T'i shtoj edhe disa fakte qe deshmoj per punen jo-serioze edhe jo-profesionale t'antarve te FSHF, sot degjova disa muhabete qe vet lojtart e Kombtares i kan pranu.

Para ndeshjen me Luxemburgun, e kan telefonu ne 5 t'mengjesit Otto Baricin edhe i kan kerku mu bo gati me gjithe ekipen se do nisen ne ora 8 mengjesit (pasi biletat jon ma lire). Baric i ka bo pytje "a keni bisedu me lojtart ?", pasi ka marr JO si pergjigje ateher i ka thon "mi ler rahat lojtart le t'flejn edhe shtyjeni fluturimin, nuk m'intereson si ja boni ksaj pune" edhe ja ka fut gjume
Parameno qfar Federate, don mi bo lojtart mu qu ne ora 6 mengjes per shkak se osht ma e lire bileta !! Qesharake...

Mandej tjetra... kur kan rezervu hotelin ne mes Koln-it, tu e dit qe aty zhurma, party, nuk mujn lojtart qete me pushu. Shume Kombtare tjera sigurisht e preferojn ndonje hotel ne periferi ku ka ma shume qetesi.

Mandej malltretimi i Bekim Kastratit qe e kan detyru me marr linje ma t'gjate, me prit ma shume ne aeroporte per ti kursy 100 euro.


Kto jon shume imtsina t'vogla por qe tregojn t'verteten per joseriozitetin e punes te FSHF.
Albion is offline  
post #10 of 10 (permalink) Old June 25th, 2008, 22:32
Rising Star
 
Black-Eagle's Avatar
 
Join Date: 03 2005
Location: Brussels
Teams: Albania NT, RSC Anderlecht, AC Milan
Posts: 997
Po te gjitha keto jane te verteta ! Bile mund te konfirmoj se nje skenar i njejte ka ndodhur edhe para ndeshjes me Bjellorusise ne Minsk.

Lojtaret e perfaqesueseh, qe ishin te akomoduar ne Hamburg ke hoteli i Xhelil Muses, u zgjuan ne 4 te mengjesit per shkak se FSHF donte te kurseje ca te holla ...

Gjithashtu, mund te te them edhe gjera tjera per "seriozitetin" ne te cilin drejtuesit e FSHF-se dhe lojtaret e perfaqesueses pergadisin ndeshjet eliminatore : Ca luajn poker ne Kasino apo neper dhomat e tyre, ca braktisin hotelin pa leje per te vajtur neper kabarete apo tek kurvat ...

Nje anekdote tjeter pikante ishte sjellja e Armand Dukes i cili nuk pelqente hotelin ne te cilin ishte e akomoduar perfaqesuesja, dhe vendosi te kalonte vete naten me nje hotel tjeter me luksoz ...
Black-Eagle is offline  
Reply

Quick Reply
Message:
Options

Register Now



In order to be able to post messages on the Xtratime Community forums, you must first register.
Please enter your desired user name, your email address and other required details in the form below.

User Name:
Password
Please enter a password for your user account. Note that passwords are case-sensitive. Try to avoid choosing short (like '1'), simple (like 'abcd') and easy to guess passwords (like a name of your favorite team, player, etc)! Complex and long enough passwords, that consists of random string of alphabet and numerical characters, are almost impossible to be stolen and misused.

Password:


Confirm Password:
Email Address
Please enter a valid email address for yourself.

Email Address:
OR

Log-in











Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Show Printable Version Show Printable Version
Email this Page Email this Page
Display Modes Rate This Thread
Linear Mode Linear Mode
Rate This Thread:



Posting Rules  
You may post new threads
You may post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off
Trackbacks are On
Pingbacks are On
Refbacks are On

 
For the best viewing experience please update your browser to Google Chrome