Flamurtari - Xtratime Community
 
LinkBack Thread Tools Rate Thread Display Modes
post #1 of 15 (permalink) Old June 25th, 2006, 17:24 Thread Starter
International
 
RedandBlack's Avatar
 
Join Date: 12 2004
Location: NY
Teams: Albania, Red Bulls NY,
Posts: 5,778
Flamurtari

Heres a thread for one of the mmost successful Albanian clubs in the past. They knoced out Partizan Belgrade in the Champions league and went on to tie Barcelona in '87. They've produced many of the great players in our History.

This season they were promoted back to the top flight, along with 3 other teams. They've acquired Estraf Billa, keeper from Akratikious in the Ethniki A, and Daniel Xhafaj from Xamax.

DULCE ET DECORUM EST PRO PATRIA MORI

ILLYRICUM TOTO SUPERUS

RROFT SHQIPERIA
RedandBlack is offline  
Sponsored Links
Advertisement
 
post #2 of 15 (permalink) Old June 27th, 2006, 17:13
Rising Star
 
Join Date: 09 2004
Posts: 691
i see them as a team who will fight relegation
Ilirian is offline  
post #3 of 15 (permalink) Old July 1st, 2006, 10:45
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Kamerunasit “prishin qetesine” vlonjate

Marrja ne prove e kater futbollisteve kameruanas ka bere qe dje te prishet heshtja, qe rrethon Flamurtarin, lojtaret e te cilit kane me shume se nje muaj qe vazhdojne te jene me pushime. Ka qene pikerisht nje lajmerim i shpejte, i bere nje dite me pare per futbollistet qe mbyllen sezonin e kaluar, qe te paraqiteshin per te zhvilluar nje ndeshje kontrolli, e i ka mbledhur te gjithe bashke. Keshtu ishte vepruar edhe dy jave me pare, kur u moren ne prove dhjete futbollistet ballkanas, te cilet nuk kane bindur me paraqitjen e tyre per te qene pjese e Flamurtarit per sezonin e ardhshem. Nisur nga ky fakt, shume prej futbollisteve u shprehen se “rrofshin sebepe te tilla, per t’u kujtuar se Flamurtari ka skuader”.



“Te “shtrydhim” ditet per skuadren”
Sekretari i klubit te futbollit Flamurtari, Sokol Kushta, qe ka marre pjese ne nje mbledhje te diteve te fundit me drejtuesit me te larte te FSHF se, ku eshte diskutuar per strukturen dhe daten e fillimit te kampionatit te ardhshem te kategorise superiore, eshte prononcuar per gazeten tone: “Fillimi i kampionatit me 19 gusht kerkon qe te “shtrydhet” fort koha, per te punuar ne sherbim te skuadres. Flamurtari ka mbyllur sezonin e kaluar duke realizuar me se miri objektivat, por kerkesat ne kategorine superiore jane me te medha ne te gjitha drejtimet. Ne kete kuader, nuk ka kohe per t’u vonuar, por duhet vetem pune ne sherbim te se ardhmes te skuadres”. Me keto qe shpreh, edhe pse jo drejtperdrejte, Kushta duket se do te thote se deri tani nuk po ecet me ritmet e duhura per organizimin e skuadres dhe fillimin e pergatitjeve per sezonin e ardhshem. Kur mendon se deri ne ndeshjen e pare te kampionatit kane mbetur me pak se dy muaj kohe, bindesh se drejtuesit e skuadres vlonjate po levizin shume pak, per te formuar e pergatitur ate Flamurtar, qe pretendojne ne deklarimet e bera deri tani. Keshtu, ende nuk eshte zyrtarizuar trajneri, qe do te ulet ne krye te pankines, nuk eshe bere i njohur grupi futbollisteve qe do te formojne skuadren e ardhshme dhe nuk eshte filluar nga puna per lidhjen e kontratave me ta, s’dihet asgje konkrete se kur do ta nise dhe ku do ta zhvilloje fazen pergatitore Flamurtari. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se sa prapa jane vlonjatet ne drejtim te ngritjes dhe funksionimit te skuadres se tyre. Edhe kater futbollistet kamerunas (dy mesfushore dhe dy mbrojtes), qe dje dhane “provimin” ne ate ndeshje te improvizuar pasdite, duket se do te duhet te presin disa dite per te marre pergjigjen perfundimare, nese do te jene, apo jo, pjese e Flamurtarit.

Agim Canaj, kandidatura e re per pankinen

Shtyrja disa here e afatit per fillimin e pergatitjeve te skuadres vlonjate, duket se ka te beje shume me mosvendosjen se cili do te jete specialisti, qe do te ulet ne krye te pankines. Edhe pse gjithcka qe ka te beje me kete problem po kryhet me shume kujdes, nga burime te mireinformuara mesohet se, krahas Eqerem Memushit, nje tjeter kandidature e mundshme eshte edhe ajo e teknikut te njohur vlonjat, Agrim Canaj. Nga po keto burime mesohet se me Canajn eshte biseduar dhe ka shumemundesi qe ne ditet ne vazhdim te konkretizohet gjithcka, qe ka te beje me caktimin e tij ne krye te pankines se Flamurtarit. Ne fakt, emri i Agim Canajt eshte lakuar vitet e kalura, por edhe gjate kesaj periudhe, per te qene trajner i Flamurtarit, por duket se kesaj radhe kerkesa per te eshte zyrtare. Gjithsesi, ne ditet e ardhshme do te mesohet edhe me shume per mundesine e caktimit ne krye te Flamurtarit te ketij trajneri, i cili ka provuar te drejtoje me pare jo pa sukses edhe disa skuadra te tjera.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
 
post #4 of 15 (permalink) Old July 3rd, 2006, 11:03
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Abilaliaj: Parimisht dakord me Flamurtarin

Situata jo e favorshme në skuadrën e Partizanit pas largimit Pirro Angjelit ka ndikuar jo pak në largimin e lojtarëve. Një ndër ata është edhe sulmuesi i 8 golave të shënuar në sezonin që kaloi, Arbër Abilaliaj. Kthimi i tij pranë familjes pas ndeshjeve të Intertotos e ka bërë më të lehtë punën e stafit teknik të Flamurtarit për ta bindur talentin Abilaliaj për t'u veshur përsëri me fanellën e origjinës së tij si futbollist. Nisur nga prononcimet e drejtuesve të Flamurtarit, por edhe sipas bisedës me Abilaliajn, ka shumë të ngjarë që 20 vjeçari, i cili është produkt i shkollës së futbollit vlonjat, të kthehet përsëri aty ku e nisi karrierën si futbollist. Enkas për "Sportin shqiptar" Abilaliaj u shpreh: "Pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës Intertoto unë jam kthyer në Vlorë pranë familjes. Këtë ditë preferova që pushimet t'i kaloj pranë bregdetit, ku një pjesë të mirë të kohës ia kushtova notit. Së bashku me shokun tim të skuadrës, Dorian Bylykbashi, po kalojmë ditë të gëzueshme. Dori është i shoqëruar me familjen, por kjo nuk na ka penguar aspak në aktivitetin tonë të përditshëm." Duke vazhduar më tej për sa i përket aktivizimit të tij për sezonin e ri, Abilaliaj thotë: "Nuk kam përse ta fsheh faktin se drejtuesit e Flamurtarit më kanë bërë ofertë që të kthehem përsëri aty ku e nisa karrierën pa mbushur 16 vjeç. Jam në dilemë, të qëndroj te Partizani, apo të kthehem te Flamurtari. Gjatë bisedimeve kam pranuar në parim të kthehem te Flamurtari. Gjithsesi, kam edhe një mendim tjetër, sepse shpesh pyes veten nëse do t'u përgjigjet presidenti Xhani kërkesave të mia financiare, të cilat natyrisht këtë sezon do të jenë më të larta. Shanset dhe interesat e mia edhe për faktorë të tjerë, midis Flamurtarit e Partizanit, pothuajse janë të barabarta. Shoku im Dori është në një mendje me mua. Edhe ai thotë se është i pavendosur për t'u kthyer te Partizani. Përgjigjja e tij është që të shkojmë në atë skuadër që do të plotësonte maksimalisht interesat tona ekonomike. Jam në kulmin e formës sime sportive dhe mendoj se sezonin e ri do të shënoj më shumë gola se më parë, prandaj i pranoj dhe i respektoj mendimet e Bylykbashit. Tani unë jam i bindur për t'iu përgjigjur absolutisht kontratës financiare me notën maksimale në fushën e lojës."

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #5 of 15 (permalink) Old July 3rd, 2006, 16:53
Legend
 
Albion's Avatar
 
Join Date: 06 2004
Teams: AC Milan
Posts: 10,562
Ablilalijaj to Flamurtari who wouldv thought this
Albion is offline  
post #6 of 15 (permalink) Old July 3rd, 2006, 21:36 Thread Starter
International
 
RedandBlack's Avatar
 
Join Date: 12 2004
Location: NY
Teams: Albania, Red Bulls NY,
Posts: 5,778
Flamurtari is a strong team now, Billa, Abilaliaj, possibly D. Xhafaj,

DULCE ET DECORUM EST PRO PATRIA MORI

ILLYRICUM TOTO SUPERUS

RROFT SHQIPERIA
RedandBlack is offline  
post #7 of 15 (permalink) Old July 5th, 2006, 09:56
Premier Player
 
Join Date: 05 2004
Location: Dardania
Teams: Albania
Posts: 1,833
Daniel Xhafaj po shkon ne Elbasan jo ne Flamurtar...plus nuk eshte i sigurte a rikthehet ne Shqipni ky ndoshta qendron ne Zvicer me tej...
G-landKD is offline  
post #8 of 15 (permalink) Old July 6th, 2006, 09:34
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Canaj, “timonieri” i ri i Flamurtarit

Vlore Ashtu sikurse ishte bere me dije edhe dite me pare, dje paradite futbollistet vlonjate kane respektuar urdherin e dhene, per t’u paraqitur ne mjediset e klubit te futbollit Flamurtari. Pa ndonje baze materiale me vete, por ne orarin e caktuar, te gjithe futbollistet jane mbledhur se bashku pas nje periudhe me shume se njemujore, nga dita kur filluan pushimet e gjata verore. I pranishem ne kete takim te pare, qe me shume i ka ngjare nje bashkebisedimi, ka qene dhe kryebashkiaku Gjika, i cili ka prezentuar dhe Flamurtarin e kategorise superiore. Keshtu, ne stafin teknik do te bejen pjese trajneret Agim Canaj, Eqrem Memushi, Luan Birce dhe Theodhori Rama. Ne listen e futbollisteve perfshihen Billa, Dine, Xhelili, Behari, Driza, Bedini, Sakaj, Nenaj, Bega, Kuqi, Guna, Guga, Rustemi, O.Beqiri, Strati, Hoxha, F.Licaj, F.Gjondeda, Plepi, Arifaj, Spaho, Paco, Bokatola dhe Abilaliaj.



Canaj merr drejtimin e skuadres

Me shume kureshtje eshte pritur emri i specialistit, qe do te vihet ne krye te drejtimit te Flamurtarit. Edhe pse dite me pare ne qarqet sportive vlonjate emri i Agim Canajt lakohej mjaft, si nje nga kandidaturat me te mundshme per kreun e pankines, te gjithe kane pritur momentin e konfirmimit zyrtar nga ana e drejtuesve me te larte. Dhe kete e ka bere vete kryebashkiaku ne takimin e djeshem, i cili e ka “zbuluar” emrin e trajnerit, ndonese Canaj nuk ka qene i pranishem ne kete prezantim te skuadres per sezonin e ardhshem. Burimet kane bere me dije se Canaj do te jete ne krye te Flamurtarit ne diten e pare te javes te ardhshme, te henen, kur eshte programuar dhe fillimi i stervitjes kolektive me lojtaret.

Agim Canaj eshte i njohur per kontributin e tij si futbollist tek Flamurtari, ne sezonin 1988 89, por me vone edhe si nje specialist i afte, qe ka kontribuar per shume vite si ndihmestrajner te Dinamo dhe me vone si trajner te Shkumbini, Lushnja, Besa dhe se fundi te Skenderbeu. Ne stafin teknik, perkrah Canajt do te bejne pjese si ndihmesa te tij, Eqrem Memushi, pergatitesi i portiereve, Luan Birce, dhe ai i pergatitjes fizike, Theodhori Rama. Ne kete takim nuk ka marr pjese ish trajneri i skuadres, Vasil Ruci, per te cilin vete kryebashkiaku Gjika eshe shprehur: “Edhe pse Ruci nuk do te jete ne stafin teknik si trajner, per te eshte menduar qe te jete ne nje detyre tjeter po kaq te rendesishme, prane Flamurtarit te kategorise superiore”.



Vemendja edhe ne merkato per sulmues

Ne takimin prezantues, nga futbollistet qe ishin ne liste nuk kane marre pjese mesfushori kongolez Bokatola dhe sulmuesi vlonjat, qe ka qene pjese e “demave”, Abilaliaj. Ne takim eshte njoftuar se Bokatola pritet te vije sot ne Vlore dhe te bashkohet me skuadren, sepse, sipas drejtuesve, me kete futbollist gjithcka eshte e perfunduar, nderkohe qe per sulmuesin Abialaliaj ende nuk eshte arritur nje perfundim konkret. Vete futbollisti ka bere me dije se, megjithe deshiren e mire qe ai ka per t’u rikthyer te Flamurtari, pengese kryesore per te mbetet kontrata qe ai ka edhe per kete sezon me Partizanin. Nderkaq, Abilaliaj nuk e ka mohuar edhe faktin qe per te po interesohet keto dite edhe Dinamo. Nderkohe, ende nuk mund te quhet e perfunduar tetativa per sulmuesin tjeter vlonjat, Fjodor Xhafa per te cilin do te pritet te merret edhe mendimi i trajnerit Canaj. Po keshtu, nje tjeter piste do te jete edhe ajo per tre sulmuesit braziliane, qe pritet te vijne per prove te Flamurtari ne fillim te javes se ardhshme.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #9 of 15 (permalink) Old July 6th, 2006, 09:40
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Agim Canaj trajneri i ri i Flamurtarit

• Vlonjati merr timonin e skuadrës nga qyteti i origjinës së tij

Flamurtari, emëron trajnerin e ri. Agim Canaj është zëvendësuesi i Vasil Rucit dhe do të jetë timonieri i ri i skuadrës së qytetit të tij. Vlonjati do të jetë trajneri i skuadrës së Flamurtarit, në rikthimin e tyre në Superligë. Ndihmës trajner i skuadrës është emëruar i njëjti bashkë suksesor që ishte me vasil Rucin. Ish futbollisti i njohur i Flamurtarit, Eqerem Memushi.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #10 of 15 (permalink) Old July 10th, 2006, 11:03
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Fillojnë punimet në stadiumin "Flamurtari"


Krahas problemeve të organizimit të skuadrës dhe të stafit teknik, kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka bërë të ditur edhe fillimin e punimeve në ambientet e brendshme të stadiumit "Flamurtari". Ja si u shpreh Gjika në prezencë të grupit të lojtarëve: "Ju komunikojmë se këto ditë fillojnë punimet për rehabilitimin tërësor të ambienteve të brendshme të stadiumit. Ky investim vjen pas rikontruksionit të fushës së stadiumit, e cila përfundoi punimet vitin që shkoi. Parashikohet të ndërhyhet në impiantet e brendshme, në dhomat e zhveshjeve të lojtarëve, dushet, dhomat e gjyqtarëve, salla për konferencat e shtypit, kabinat e gazetarëve etj. Shuma e investimit do të jetë 13 milionë lekë të reja. Eshtë parashikuar, ashtu si dhe fusha, që ky investim të ndikojë në arritjen e kushteve bashkëkohore të një stadiumi që do të plotësojë standartet që ka caktuar UEFA. Pra, stadiumi "Flamurtari" do të plotësojë të gjitha kërkesat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Falënderoj në mënyrë të veçantë ministrin Leskaj, i cili ka kontribuar me këtë fond për rehabilitimin e ambienteve të stadiumit. Parashikohet që përurimi i ambienteve të reja të stadiumit të bëhet më 19 gusht, ditën e fillimit të kampionatit."

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #11 of 15 (permalink) Old July 10th, 2006, 20:32 Thread Starter
International
 
RedandBlack's Avatar
 
Join Date: 12 2004
Location: NY
Teams: Albania, Red Bulls NY,
Posts: 5,778
I wonder what the crowds for Flamurtari number? I hope they get bigger crowds...theyll need it to pay for these players.

DULCE ET DECORUM EST PRO PATRIA MORI

ILLYRICUM TOTO SUPERUS

RROFT SHQIPERIA
RedandBlack is offline  
post #12 of 15 (permalink) Old July 20th, 2006, 14:27
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Fjodor Xhafa, firma për Flamurtarin

Vlorë Kërkesa për përforcime cilësore, e bërë disa herë nga ana e trajnerit të Flamurtarit, Agim Canaj, duket se po konkretizohet, kur drejtuesit e skuadrës vlonjate kanë filluar të lëvizin, me symimin për të afruar lojtarë, të aftë të përballojnë kategorinë superiore. Gjithsesi, edhe pse reagimi duket paksa i vonuar, e rëndësishme është që hapat janë hedhur, madje, ato kanë qenë me “peshë”, kur shikon që në skuadër është afruar një sulmues spikatës.



Goleadori vishet kuq e zi

Dje në mesditë, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, pas një takimi që ka patur me Fjodor Xhafën, ka komunikuar se sulmuesi 29 vjeçar ka nënshkruar kontratën me Flamurtarin. “Kërkesa e bërë pak ditë më parë nga tekniku Canaj, për nevojën e përforcimeve, sidoms në vijën e parë, është konkretizuar me afrimin në skuadër të sulmuesit të njohur, Fjodor Xhafa. Por, ne nuk do të ndalemi këtu, sepse është menduar edhe për përforcime të tjera cilësore”, ka deklaruar kryebashkiaku. Vetë futbollisti ka pranuar se gjithçka është përfunduar, pasi ka firmosur kontratën njëvjecare me Flamurtarin, por pa thënë se cila është shuma financiare që përfiton. Kështu pas plotë shtatë vjetëve shtegtim në skuadra jashtë Vlorës, më parë tek Bylis, pastaj te Dinamo dhe Tirana, goleadori i aftë rikthehet te Flamurtari, ku është përgatitur si futbollist. Pas largimit nga Tirana, Xhafa ka patur oferta edhe nga ekipe të tjera, si Partizani, Teuta dhe llaznia, por me firmën e hedhur dje në kontratë ai u ka thënë fund hamendjeve dhe hipotezave për të ardhmen e tij. Po dje, pasdite, Xhafa është bashkuar në seancën e stërvitjes me skuadrën vlonjate.



Abialaliaj dhe Roxher, më afër

Edhe për këta dy futbollistë bëhet e ditur se po bëhen përpjekje për t’i patur sa më shpejt në radhët e Flamurtarit. Abilaliaj, që ka zhvilluar stërvitje këto ditë te Flamurtari, është ndër më të kërkuarit nga vlonjatët, të cilët edhe kanë kontaktuar me vetë futbollistin, pa bërë të ditur se cila është përgjigja përfundmitare e tij. Burime kanë bërë të ditur dje, se sulmuesi ka shumë shanse për t’u rikthyer te Flamurtari, pas një periudhe trivjeçare te Patrizani. Gjithsesi, deri dje në mbrëmje, edhe pse bisedimet kanë vazhduar, nuk është bërë e ditur asgjë konkrete. Nga ana tjetër, mësohet se drejtuesit vlonjatë, me në krye kryebashkiakun Gjika, janë të vendosur që Abilaliaj të bëhet pjesë e Flamurtarit disa ditë përpara se skuadra të niset në drejtim të Strugës, ku do të vazhdojë fazën përgatitore. Një tjetër goditje e radhës në merkaton e vlonjatëve është dhe kamerunasi i Skënderbeut, Roxher. Drejtuesit e skuadrës pohojnë se mesfushori afrikan është i domosdoshëm, për më tepër që trajneri Canaj i njeh mirë aftësitë e tij. Gjithsesi, edhe pse këtë herë kanë qëlluar në shenjë, duket se merkato e vlonjatëve nuk përfundon me këto emra, kur priten të afrohen edhe futbollistë të tjerë cilësorë. Ndërkaq, këto ditë do të bëhet edhe seleksionimi, kur disa do të largohen, për t’u huazuar në skuadra të tjera.



Arrin ndeshja e parë miqësore

Dje, Flamurtari ka zhvilluar dy seanca stërvitore, në të cilat theksi është vënë në përgatitjen fizike dhe veprimet me topin. Ndërsa sot është planifikuar që Flamurtari të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore, ku përballë do të ketë Lushnjën. Canaj e ka kërkuar këtë ndeshje, madje, ta luajë në transfertë, sepse kërkon të bëjë testimet e fundit para seleksionimit në skuadër. Përforcimet e fundit, por dhe ato që mendohet të realizohen, e kanë bërë të domosdoshëm seleksionimin për të thjeshtuar grupin e për të punuar më lirshëm me pjesën që do të përbëjnë Flamurtarin e kategorisë superiore.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #13 of 15 (permalink) Old July 22nd, 2006, 09:21
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Sot, nisja drejt Struges

Dje, Flamurtari ka zhvilluar vetem nje seance stervitore, paradite, kurse pasdite skuadra eshte lene pushim, sepse sot ne megjes do te udhetoje ne drejtim te Struges, ku per dy jave te vazhdoje pergatitjet. Nga burime prane stafit mesohet se do te jene 22 futbolliste, te cilet do te perbejne grupin qe do te marre pjese ne ditet e pergatitjes strugane. Po keshtu, behet me dije se skuadra do te vendoset ne nje nga hotelet me te mira te Struges dhe do te kete nje program stervitor shume te ngjeshur. Sipas trajnerit Canaj, gjate kesaj periudhe dyjavore do te programohen edhe ndeshje miqesore me skuadra maqedonase, por dhe me ato shqiptare, qe do te jene per stervitje ne Struge.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #14 of 15 (permalink) Old July 30th, 2006, 10:52
Doc
Star Player
 
Doc's Avatar
 
Join Date: 07 2005
Teams: Barca
Posts: 4,568
Today Flamurtari will play a friendly game against Prishtina in Struga

Flamurtari, sot testi në miqësore me Prishtinën



Flamurtari, sot në orën 17:30, zhvillon ndeshjen e dytë miqësore në stadiumin e Strugës, me skuadrën e Prishtinës. Ndeshjen e parë miqësore, vlonjatët e kanë humbur me rezultatin e ngushtë 1 0 ndaj Lushnjës. Ndonëse skuadra është ende në periudhën intensive të përgatitjes fizike, lojtarët e saj në ndeshjet e kontrollit dhe në miqësore, nuk kanë shfaqur ndonjë klas të veçantë në interpretimin e lojës. Grupi i lojtarëve, i cili nga stafi teknik vlerësohet cilësor, përbëhet nga tre kontigjente. Bërthama e skuadrës, me Drizën, Beharin, Sakajn, Nenaj, Strati, Dine, kanë qenë titullarë të skuadrës. Kontigjenti i dytë, i emërtuar nga të gjithë sportdashësit, është grupi i të rinjve. Ata janë aktivizuar me skuadrën në 2 3 sezonet e fundit me kohë të plotë, ose të pjesshme në formacionin e skuadrës. Me përforcimet nëpërmjet merkatos së verës, drejtuesit kryesorë të Flamurtarit, kanë si qëllim ndërtimin e një skuadre me objektiva të qarta dhe ambicioze për sezonin e ri në superligë. Në këtë drejtim, ata janë duke bërë hapa konkretë, pasi deri tani nga merkato e verës Flamurtari ka përfituar Billën, F. Xhafa, Arifajn, Bokatolan, Roxherin, Paçon. Duke i hedhur një shikim të përgjithshëm grupit të lojtarëve, njëherësh konstaton se në përbërje ka më shumë mesfushorë. Nisur nga ky raport midis reparteve, stafi teknik i skuadrës ka kërkuar edhe më parë për të përforcuar skuadrën me një mbrojtës dhe një sulmues. Mesa jemi informuar nga stafi teknik, mendohet se mbrojtësi lushnjar Dhima do të afrohet së shpejti te Flamurtari. Në momentin që stafi teknik dhe skuadra prisnin praninë e Arbër Abilaliaj në Strugë, sulmuesi vlonjat papritur ka kthyer përsëri rrugën në drejtim të Partizanit. Kujtojmë, se Arbër Abilaliaj është stërvitur prej disa ditësh me Flamurtarin në Vlorë, madje ka qenë shumë pranë nënshkrimit të kontratës, por është penguar nga një kusht i presidentit Albert Xhani, i cili i kërkonte klubit vlonjat 15 mijë euro në këmbim të sulmuesit. Me pëlqimin e sulmuesit Abilaliaj, disa herë i është kërkuar leja e kalimit Albert Xhanit për transferimin e futbollistit te Flamurtari. Përsëri me pëlqimin e tij, shefi i sporteve në bashkinë e Vlorës, Hasanaj, i ka paraqitur shefit të garave në FSHF, Hito Hitaj, dokumentat e falsifikuara të Abilaliajt nga drejtuesit e Partizanit. Vetëm pas disa ditësh që Xhani ka ulur tensionin në mënyrën e komunikimit, atëherë sulmuesi ka ndërruar mendje për të shkuar te Partizani, pasi një ditë më parë ishte bërë gati për të shkuar në Strugë te Flamurtari. Zërat që janë përhapur për kthimin e tij te Flamurtari ishin të vërteta. Këtë e di shumë mirë Xhani, Abilaliaj, Hitaj, Hasanaj etj. Në të tilla kushte, stafit teknik të Flamurtarit i duhet të zgjedhë në tregun e merkatos një ndër sulmuesit më të mirë, pasi financat nuk i mungojnë. Përforcimet në këtë drejtim janë të domosdoshme, pasi drejtuesit kryesorë të skuadrës kanë vendosur për këtë sezon objektiva të qarta dhe ambicioze.

Talent wins games, but teamwork wins championships
Doc is offline  
post #15 of 15 (permalink) Old September 1st, 2006, 18:56
Legend
 
Albion's Avatar
 
Join Date: 06 2004
Teams: AC Milan
Posts: 10,562
Sasha Delain has made a shock move to Flamurtari !

When it was expected that he will resign with Partizani he opted to move to southern Albania and sign with newly promoted side.

Very versatile player, one of the best foreigners in the league past season.

Albion is offline  
Reply

Quick Reply
Message:
Options

Register Now



In order to be able to post messages on the Xtratime Community forums, you must first register.
Please enter your desired user name, your email address and other required details in the form below.

User Name:
Password
Please enter a password for your user account. Note that passwords are case-sensitive. Try to avoid choosing short (like '1'), simple (like 'abcd') and easy to guess passwords (like a name of your favorite team, player, etc)! Complex and long enough passwords, that consists of random string of alphabet and numerical characters, are almost impossible to be stolen and misused.

Password:


Confirm Password:
Email Address
Please enter a valid email address for yourself.

Email Address:
OR

Log-in











Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools
Show Printable Version Show Printable Version
Email this Page Email this Page
Display Modes Rate This Thread
Linear Mode Linear Mode
Rate This Thread:



Posting Rules  
You may post new threads
You may post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off
Trackbacks are On
Pingbacks are On
Refbacks are On

 
For the best viewing experience please update your browser to Google Chrome