Breshia kërkon Isli Hidin si pasues te Tares
21/12/06
Breshia kërkon portierin e Tiranës, Isli Hidin.
Eshtë ky lajmi më i fundit që vjen nga kampi bardheblu, ku burime të sigurta pranë lojtarit konfirmojnë interesimin e skuadrës italiane.
Nga ajo që bëhet e ditur, drejtuesit e Breshias kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, duke parë që përmbush disa kërkesa, si mosha e re, shtatlartësia dhe pagesa jo e lartë që mund të kërkojë.
Edhe pse është nën kontratë me bardheblutë e kryeqytetit, Hidi është i lirë të largohet kur bëhet fjalë për oferta jashtë Shqipërisë dhe që gjithashtu i rritin më shumë profesionalisht.
Asnjëherë klubi i "Tiranës" nuk i ka penguar futbollistët e tij për të shkuar në skuadra të ndryshme europiane, kështu që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me "gardianin" bardheblu.
Pas një faze që e pa më shumë në stolin e rezervave sesa duke luajtur, kanë mjaftuar pesë ndeshjet e fundit ku Hidi ka qenë titullar, që interesimi i italianëve të vinte në rritje.
Për momentin nuk bëhet e ditur shumë financiare e ofruar, pasi palët hëpërhë janë vetëm në fazën e bisedimeve fillestare.
Në ditët në vazhdim, në drejtim të portierit të talentuar, që është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar, pritet të mbërrijë një ofertë zyrtare.
Breshia, që aktualisht ndodhet në Serinë B, në vendin e 13-të, por vuan shumë prezencën e një portieri me peshë, ku, me sa kuptohet, Marko Ambrozio nuk e ka justifikuar besimin e drejtuesve të klubit.
Një arsye më shumë, që të bën të besosh në këtë transferim, ka të bëjë me faktin se në përbërje të ekipit italian ndodhen edhe dy portierë të tjerë, Sergio Viotti dhe Emiliano Viviano, të cilët ende nuk i kanë mbushur 17 vjeç.
Në rast të një kalimi të mundshëm të Hidit te Breshia, ky do të ishte një rast i rrallë për futbollin shqiptar, sepse më parë te kjo skuadër ka luajtur edhe Igli Tare, por asokohe në Serinë A.
Me golat e tij, bjondi kuqezi ka lënë një shije të mirë si shqiptar në klubin e "dallëndysheve".